• Faza 1IDEJA

    Në fazën e parë të ciklit të zhvillimit të startup-it nevojitet një studim i tregut të synuar për të identifikuar nevojat konsumatore dhe për të përshtatur idenë fillestare me atë se çfarë kërkon tregu. Gjatë kësaj faze zhvillohet plani i biznesit si dhe prezantimi i idesë me qëllim tërheqjen e investitorëve. Modulet e trajnimit që Akademia e Startup-eve ofrohen në këtë fazë janë:

    Moduli 1: Sipërmarrje

    • Nga Ide në Startup – Njohja e audiencën së synuar dhe identifikimi i problemit
    • Përshtatja e idesë tuaj me nevojat e tregut
    • Aftësitë sipërmarrëse që garantojnë suksesin e startup-it tuaj

    Moduli 2: Plani i Biznesit dhe Modeli Canvas

    • Planifikimi i aktiviteteve, burimeve dhe partnerëve
    • Analiza e industrisë dhe prezantimi i avantazhit konkurrues
    • Planifikimi i kostove dhe të ardhurave

    Moduli 3: Pitching

    • Çfarë mendojnë investitorët dhe si ti tërhiqni ata?
    • Si të bëni një prezantim të paharrueshëm?
    • Ndërtimi i Blueprint-it të Startup-it tuaj.
  • Faza 2FORMALIZIMI

    Formalizimi i startup-it është faza në të cilën ju krijoni identitetin e markës tuaj, formoni ekipin tuaj të punës dhe ndiqni procedurat ligjore të nevojshmë për rregjistrimin e tij. Modulet e trajnimit që Akademia e Startup-eve ofron në këtë fazë të ciklit të zhvillimit të startup-it janë:

    Moduli 1: Identiteti i startup-it tuaj

    • Si të zgjedhësh një emër unik për idenë tuaj të biznesit?
    • Krijimi dhe dizenjimi i logos, kartëvizitave dhe broshurës.
    • Ndërtimi i faqes së web-it.

    Moduli 2: Regjistrimi i Startup-it tuaj

    • Njohja me formën juridike për regjistrimin e startup-it tuaj.
    • Si ta regjistrojmë biznesin në QKB dhe të pajisemi me NIPT?
    • Patentimi i idesë tuaj.

    Moduli 3: Burimet Njerëzore

    • Përcaktimi i strukturës organizative.
    • Përzgjedhja e ekipit të duhur.
    • Njohja me Kodin e Punës.
  • Faza 3TESTIMI

    Pasi startup-i është formalizuar, nevojitet të krijohet një prototip i produktit me karakteristikat minimale, i cili do të lançohet në treg dhe do testohet se sa atraktiv është për audiencën e synuar. Modulet që Akademia ofron për fazën e Testimit janë:

    Moduli 1: Produkte dhe Shërbime

    • Krijimi i MVP-së.
    • Përcaktimi i Çmimit për produktin/shërbimin tuaj.
    • Pronësia intelektuale.

    Moduli 2: Komercializimi

    • Përzgjedhja e kanaleve të shpërndarjes së produktit/shërbimit.
    • Përzgjedhja e kanaleve të komunikimit për promovimin e produktit/shërbimit.
    • Zhvillimi i Planit Marketing.

    Moduli 3: Vlerësimi i Kënaqësisë Konsumatore

    • Si të masim kënaqësinë konsumatore me anë të Pyetësorve?
    • Si të masim kënaqësinë konsumatore me anë të Fokus grupeve?
    • Si të masim kënaqësinë konsumatore me anë të Intervistave?
  • Faza 4FUNKSIONIMI

    Kjo fazë e ciklit të zhvillimit përfshin realizimin e operacioneve të biznesit, menaxhimin e financave, marketingun, shitjet dhe të gjithë aktivitetet që gjenerojnë të ardhura për startup-in. Modulet e trajnimit që ofrohen në fazën e funksionimit janë:

    Moduli 1: Marketingu & Shitjet

    • Menaxhimi i Mediave Sociale.
    • Marketingut Dixhital i Startup-it tuaj.
    • Si të shesim në mënyrë të suksesshme?

    Moduli 2: Financat e startup-it tuaj

    • Përgatitja dhe deklarimi online i Librave të Blerjes dhe Shitjes, TVSH-së, listëpagesave dhe tatimit në burim.
    • Aplikimi per kredi biznesi dhe gjetja e burimeve të financimit.
    • E-banking.

    Moduli 3: Menaxhimi i operacioneve

    • Menaxhimi i cilësisë.
    • Menaxhimi i kapaciteteve dhe inventarizimi.
    • Menaxhimi i logjistikës.
  • Faza 5STABILIZIMI

    Në fazën e stabilizimit startup-i orienton përpjekjet në ndërtimin e partneriteteve strategjike, menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, çertifikimin dhe standartizimin. Modulet e trajnimit që ofrhen në këtë fazë janë:

    Moduli 1: Qëndrueshmëria e Startupit tuaj

    • Identifikimi i barrierave të tregut dhe menaxhimi i riskut.
    • Menaxhimi i Burimeve Njerëzore.
    • Përgjegjshmëria mjedisore e startup-it tuaj.

    Moduli 2: Grupet e interesit & Partneritetet strategjike

    • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët.
    • Gjetja e partnerëve dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me ta.
    • Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit.

    Moduli 3: Çertifikim & Standartizim

    • Ndërtimi i një franshize të suksesshme.
    • Si të aplikosh në sistemet e çertifikimeve ndërkombëtare?
    • Krijimi i një pakete produkti në përputhje me standartet e BE mbi cilësinë, dizajnin, paketimin dhe etiketimin.
  • Faza 6RRITJA

    Trajnimet që ofrohen në këtë fazë të zhvillimit të startupit lidhen me zhvillimin e aftësive për identifikimin e oportuniteteve të reja të tregut, gjetjen e burimeve të reja të investimit dhe menaxhimin efektiv të rrjedhës së parasë, hyrja në tregje reja, si dhe aftësitë për t’u adaptuar me teknologjitë e reja, me qëllim përshtatjen e biznesin tuaj me ndryshimet që sjell rritja dhe zgjerimi i tregut.

    Moduli 1: Rritja & Zgjerimi i Startup-it tuaj

    • Si të ndërtojmë një model fleksibël biznesi i cili mundëson përshtatjen me rritjen? (Agile Business Development).
    • Si të ruajmë një cash flow pozitiv falë rikthimit të klientëve të mëparshëm, ruajtjes së klientëve aktual dhe tërheqjes së klientëve të rinj.
    • Si të aplikojmë për kredi investimi?
    • Si të nxisim inovacionin?

    Moduli 2: Tregjet e Reja

    • Si të shesim online produktet tona?
    • Njohja me ligjin dhe procedurat për eksportin.
    • Doing Business in EU.

    Moduli 3: Dixhitalizimi i Startup-it tuaj

    • Dixhitalizimi i mbledhjes së të dhënave.
    • Ruajtja dhe administrimi në mënyrë dixhitale i dokumentave.
    • Implementimi i teknologjisë Cloud.